Current track

Title

Artist

Current show

RITME RINORE

13:30 14:00

Current show

RITME RINORE

13:30 14:00

Upcoming show

RITME RINORE

13:30 14:00


Pritet me nderime të larta shtetërore në Francë, Konjufca flet për situatën aktuale në Kosovë

Written by on 20 Korrik, 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar të enjten për vizitat që ka zhvilluar gjatë qëndrimit të tij në Francë.

I shoqëruar nga Ambasadori Mehdi Halimi, Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, ai ka takuar kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, Valérie Rabault, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Jean-Louis Bourlanges, deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, Frédéric Petit dhe kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, Jean-Philippe Ardouin.

Konjufca ka thënë se në këtë takim të cilin e ka quajtur miqësor dhe të frytshëm, kanë theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.

“Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve tona të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike, si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë”, është shprehur ai.

Kryeparlamentari i Kosovës tutje ka deklaruar se homologen e tij e ka falënderuar për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, “asistencën e vyer që vendit tonë i ka sjellë sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon”.

“Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës. Diskutuam për situatën aktuale në vendet tona dhe për sfidat nëpër të cilat gjendemi aktualisht. I theksova Yawl Braun-Pivet përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve tona që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta”.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Sot kisha kënaqësinë që në kuadër të vizitave zyrtare në Francë, i shoqëruar nga Ambasadori Mehdi Halimi, Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, të takoja Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yaël Braun-Pivet, Nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Valérie Rabault, Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, z. Jean-Louis Bourlanges, Deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, z. Frédéric Petit dhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, z. Jean-Philippe Ardouin.
Në këtë takim miqësor dhe të frytshëm theksuam nevojën për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve tona aleate, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve tona parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.
Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve tona të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike, si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë.
Homologen time, znj. Yaël Braun-Pivet e falenderova për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, asistencën e vyer që vendit tonë i ka sjellë sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon. Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës.
Diskutuam për situatën aktuale në vendet tona dhe për sfidat nëpër të cilat gjendemi aktualisht. I theksova zj. Yaël Braun-Pivet përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve tona që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta.

/CFM/

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *