N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Emisioni Tani

Emisioni n'radhë

RITME RINORE

13:30 14:00


Togeri i FSK-së kreu me rezultate të larta kursin më sfidues në SHBA

Shkruar nga më 20 Korrik, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot togerin Ylli Dalladaku i cili ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.

“Në mesin e 250 ushtarakëve aplikant, oficeri i FSK-së, Toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane ‘Ranger Course’.

Kursi ‘Ranger’ përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.

Paraprakisht, oficeri i FSK-së ka diplomuar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë.

Toger Dalladaku do të vazhdoj shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të transmetoj njohuritë e fituara nga ky kurs tek pjesëtarët e FSK-së”, shkruan Mehaj. /CFM/

Postimi i plotë i Ministrit:

Oficeri i FSK-së, arrin rezultate të larta në kursin ” Ranger Course” në SHBA
Në mesin e 250 ushtarakëve aplikant, oficeri i FSK-së, Toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.
Kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.
Paraprakisht, oficeri i FSK-së ka diplomuar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë.
Toger Dalladaku do të vazhdoj shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të transmetoj njohuritë e fituara nga ky kurs tek pjesëtarët e FSK-së.
/CFM/

Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *