Current track

Title

Artist

Current show

Current show

Upcoming show


Lajme

Page: 3

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano, thotë se NATO-ja është ende në pritje të një shtensionimi të plotë të situatës në veri të Kosovës.  “Të gjitha palët duhet të punojnë për të parandaluar çdo ripërshkallëzim. Dhuna mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të kërcënojë aspiratat euro-atlantike të këtij rajoni”, tha Romanov […]

Ministrja e Arsimit e Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, është takuar sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit. Sipas saj, kjo Ministri ka pranuar 80,000 aplikime në platformën eKosova, e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Ajo, në diskutim e sipër me drejtorët, kërkoi bashkëpunimin e të gjitha palëve. […]

Platformës e-Kosova për subvencionim e teksteve shkollore dhe materialeve shkollore, deri në mëngjesin e së hënës, i janë drejtuar 51 mijë e 200 aplikues. Kjo shifër, është dhënë nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Megjithatë, mësimdhënësit, janë duke u ballafaquar me ankesa nga prindërit mbi procesin. Kështu të paktën tregon Drita Bajrami, mësimdhënëse në fshatin […]

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Partisë, në të cilën u diskutua për aktualitetin politik në vend, përfshirë skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme të Qeverisë. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se PDK-ja vlerëson se gjendja në Kosovë, për shtetin dhe qytetarët, është e rëndë dhe vjen si pasojë […]

Dy persona në ditë të ndryshme janë paraqitur në polici pasi kishin gjetur portofol (kuletë) në rrugën “Nuhi Haliti”, në Vushtrri. Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë është paraqitur në polici më 19.08.2023, ndërsa i dyti më 24.05.2023. Po ashtu në njoftim thuhet se në prezencën e […]

Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, e-Kosova, është hapur linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre. Mirëpo pak orë pasi u publikua linku për aplikim për subvencionime, platforma ka rënë nga sistemi. Ende nuk ka ndonjë njoftim nga institucionet përgjegjëse për […]

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje sistemit prokurorial të Kosovës, që të vazhdojë punën e tyre të pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Tahiri ka thënë se qëllimi i pushtetit nuk është denoncimi i ndonjë akti penal, por krijimi i argumenteve fiktive, me të cilat do të sulmohej […]

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore. Ajo ka bërë të ditur se mjetet do të dalin në xhirollogari që nga fillimi i javës së ardhshme. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Nagavci ka thënë se do të […]

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Duke diskutuar për situatën e sigurisë në vend, të dy kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në kuadër të mandateve që kanë. Në njoftim është bërë nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur […]

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka folur për çështjen e teksteve shkollore. Nagavci ka shtuar se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore për vite me radhë ka qenë mjaft sfidues, për shkak të shumë sfidave. Ajo ka deklaruar se procesi i rishikimit të teksteve shkollore ka nisur, me rekomandime të […]