Current track

Title

Artist


Shteti serb pasivizon adresat e rreth 8 mijë shqiptarëve në Luginë

Written by on 10 Gusht, 2023

Rreth 8 mijë banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u janë pasivizuar adresat, një masë e shtetit serb që po u pamundëson shqiptarëve pajisjen me dokumente pas skadimit të tyre.

Kjo është një nga mënyrat e presionit për largimin e shqiptarëve nga Serbia, duke u pamundësuar edhe qasje në pronat e tyre

Nexhat Ibrahimi, banor i fshatit Shoshajë në Komunën e Preshevës, tha për televizionin publik të Kosovës se ka disa javë që ka mbetur pa dokumente të Serbisë, pasi atij i është pasivizuar adresa në shtëpinë ku jeton.

Edhe përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, këto veprime të institucioneve serbe karshi shqiptarëve në Luginë i quan tendencë të shtetit për zvogëlimin e popullsisë shqiptare, teksa thotë se ekziston frika nga forcimi politik etnik shqiptar në këto treva.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Afiri tha se nuk kanë statistika zyrtare për pasivizimin e adresave, por nga të dhënat e mbledhura jo zyrtarisht vetëm në Komunën e Bujanocit, janë pasivizuar afro 2 mijë adresa të banorëve shqiptarë.

Nga këshilli për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës , thanë se pasivizimi i adresave është zbatim selektiv i ligjit për vendbanime .

Pasivizimi i adresave të banorëve shqiptarë në Luginë, është një ndër pabarazitë që po u shkaktohet banorëve shqiptarë. Shumë nga ta, përmes pasivizimit që Serbia e bën duke zbatuar ligjin njëanshëm, po mbesin pa qasje në pronat e tyre. /CFM/

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *