N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

RITME RINORE

13:30 14:00

Emisioni Tani

RITME RINORE

13:30 14:00

Emisioni n'radhë

RITME RINORE

13:30 14:00


Buçet kënga në Vushtrri, ELITA 5 mbush sheshin “Adem Jashari” me mërgimtarë

Shkruar nga më 27 Korrik, 2023

Këtë të enjte, siç raporton Capital FM, grupi i mirënjohur i këngëve të shumëkërkuara të kohës, ELITA 5, është mirëpritur me entuziazëm të lartë në Vushtrri teksa doli në skenë të paraqitej me një varg këngësh nga repertori i pasur i muzikës së tij.

Ky Grup, në sheshin “Adem Jashari”, afër kalasë së vjetër të qytetit antik, solli një atmosferë të paharrueshme për një numër të jashtëzakonshëm të mërgimtarëve pjesëmarrës në këtë organizim festiv. Këta të fundit, raporton Capital FM, shoqëronin Grupin në këndim dhe duartrokisnin. Madje, me nostalgji, po i kujtonin edhe vargjet e këngëve të pavdekshme të grupit muzikor. /CFM/

 


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *