N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni Tani

Traffic Report

06:30 08:00

Emisioni n'radhë

Traffic Report

06:30 08:00


Përfundon procesi mësimor në Kosovë

Shkruar nga më 30 Qershor, 2023

Ka përfunduar sot procesi mësimor në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, kanë marrë librezat e tyre me nota.

Ndërkohë, viti shkollor për nxënësit nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetën, ka përfunduar javën e kaluar.

Ky vit shkollor kishte nisur me greva të mësimdhënësve të cilët kërkonin rritje të pagave, duke bërë që i gjithë shtatori i vitit të kaluar të jetë pushim për nxënësit.

Viti shkollor përfundoi duke u munduar të kompensohen humbjet e orëve, edhe pse kjo nuk ndodhi në të gjitha shkollat. /CFM/


Mendimet e lexuesve

Përgjigje

Email adresa nuk publikohet. Hapsirat e domosdoshme *