Policia e Kosovës, është duke vazhduar operacionin “Goditja”, duke shtrirë aktivitetin në zonat urbane, me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe arrestimin e të dyshuarve që bien ndesh me ligjin. Sipas Policisë, gjatë një jave (08-14 gusht 2023), janë realizuar 2997 pika kontrolli për automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alkool-test. Po ashtu, […]
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor. Në një postim në Instagram, Ronela ka njoftuar se është gati projekt të ri muzikor përcjell CFM. Kujtojmë se projekti i fundit i Roneles është dueti me Fifin, “Hajde shpirti”./CFM/
Fabrika për përpunimin e drurit Dijamanti Sh.P.K. shpall konkurs pune për femra dhe meshkuj. Të interesuarit të lajmerohen në vendin e punës ose të kontaktojnë në numrin: 049254733. Lokacioni: Parku i Biznesit në Drenas Konkursi është i hapur deri më datën:31.08.2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë. Osmani ka shkruar në Facebook se kjo është dëshmi e trashëgimisë së prekshme të Kosovës, e cila ndërlidh të tashmen me të kaluarën e largët. “Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret […]

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai thotë se ka pasur nderin të mësonte në gjuhën shqipe. “Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë […]
Tetë qytetarë kanë pësuar lëndime nga një aksident i ndodhur në mes të dy veturave, mesditën e së hënës në Fshatin Tërpezë e Poshtme në Malishevë. Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. “Rreth orës 11:30 është […]
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë shpërndarë certifikata për aftësim profesional për 35 të burgosur. Aftësimi përfshin sektorin e ndërtimtarisë, të automekanikut e të instaluesit të ngrohjes dhe pritet t’i ndihmojë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit. Certifikatat e aftësimit profesional do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një […]
“Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi” janë temat kryesore të edicionit të 41-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që nisi punimet më 14 gusht. Seminari, që është organizimi më i madh dhe më i rëndësishëm për shkencat e albanologjisë, ka tërhequr vëmendjen e qindra studiuesve shqiptarë e të huaj […]
Artistët e njohur, Ledri Vula dhe Capital T, kanë publikuar projektin e tyre të ri. “Win Win” mban titullin bashkëpunimi i tyre, përcjell CFM. Producimi i këtij projekti u realizua në studion e producentit, Rzon./CFM/
Më shumë se kudo tjetër në tokat shqiptare, si në Luginë të Preshevës askund se ndjen veten më shqiptar. Enis REÇICA Aty vjen era shqiptar. Edhe fryma bartet e rrokulliset nëpër shpatet e kodrat shqiptare. Çdo gjë frymon shqip. Dhe e duan shqiptarizmin, por vështirë ta mbajnë… Kaq shqip, fatkeqësisht nuk mund të shprehen edhe […]