N'sfond

Title

Artist

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni Tani

23:40 23:55

Emisioni n'radhë

23:40 23:55


Këngëtarja Adelina Berisha, ka lansuar projektin më të ri muzikor. Projekti mban titullin “Me ty” dhe kësaj radhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Deyzoh. /CFM/

Ka përfunduar sot procesi mësimor në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës. Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, kanë marrë librezat e tyre me nota. Ndërkohë, viti shkollor për nxënësit nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetën, ka përfunduar javën e kaluar. Ky vit shkollor kishte nisur me greva […]

Artistët e njohur, Ylli Limani dhe Dafina Zeqiri,kanë publikuar projektin e tyre të ri. “Kaje”mban titullin bashkëpunimi i tyre, përcjell CFM. Muzika dhe teksti i këngës janë realizuar nga vetë Ylli, ndërsa producent është Fatjon Miftari./CFM/    

Artistët e njohur, Melinda Ademi dhe Skerdi, kanë publikuar projektin e tyre të ri. “Mafioza” mban titullin bashkëpunimi i tyre, përcjell CFM. Teksti është shkruar nga vetë këngëtarët me producim nga Big Bang (Red Box Entertainment)./CFM/  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Siç njoftohet, Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës. Kurti ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit. U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm […]

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe deputetja britanike, Alicia Kearn, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në Twitter, Kearns ka thënë se Britania e Madhe duhet të qëndrojë pranë partnerëve të saj duke shtuar se takimi me kryeministrin Kurti ishte produktiv. Teksa […]

Një përleshje fizike ka ndodhur të hënën në Zllatar të Prishtinës, si pasojë një person është plagosur dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci. Sot rreth orës 18:00, kemi  marrë informatën për të shtëna me armë zjarri  në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së […]

Manchester United po përdor Raheem Sterling si një faktor në negociatat me Chelsean për Mason Mount. United ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin anglez dhe po refuzon të shkojë më lart. Nga ana e tyre, Chelsea po kërkon 70 milionë euro për t’i ndarë rrugët me Mount dhe ka propozuar një […]

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV), ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që therjen e kurbaneve ta bëjnë vetëm në thertoret e licencuara (të aprovuara). Ndaj qytetarëve të besimit islam që nuk respektojnë urdhëresën, sipas AUV-it, do të merren masa ndëshkimore. Kjo është urdhëresa e plotë e AUV-it: Mos therni kurban jashtë […]

Kreu i grupit mercenar rus Wagner po hetohet për nxitje të rebelimit pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa ndaj trupave të tij. Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua të “marshojë për drejtësi”, transmeton Telegrafi, përcjell CFM. Autoritetet kanë mohuar grevën dhe kanë […]