Përparim Ramuka
Përparim Ramuka shfaq
Autor dhe moderator i emisionit “Zëri i gjelbër”. Vetë pasioni i ndezur i tij për natyrën dhe për truallin shqiptar është simbol i vetëdijesimit se të gjithë njerëzit duhet të kujdesen në vijimësi për hapësirat mjedisore kudo që ata jetojnë. Na thërret për një mjedis me ajër të pastër e pa mbeturina, sepse vetëm kështu shëndeti ynë do të jetë i plotë. Që në vogëli ai ushqehej me dëshirën e zjarrtë se një ditë do ta realizonte edhe një emision në të cilin do të kishte mundësi t’i shpërfaqte opinionet dhe ndjenjat e tij për një mjedis shoqëror shumë më të pranueshëm. Drejtuesi i emisionit tanimë ëndrrën e vet ka arritur ta plotësojë dhe sot për dëgjuesit e radios 92.1 Capital FM realizon emisionin “Zëri i gjelbër”. Formati i veçantë radiofonik i këtij emisioni transmetohet çdo të premte nga ora 16:00 deri në orën 18:00, nën shoqërimin e rubrikave me peshë për mbarë shoqërinë shqiptare dhe nën përcjelljen edhe të muzikës më të kërkuar.