Dea Behrami
Është studiuese e fushës së gazetarisë në universitetin publik në Prishtinë. Punon gazetare dhe moderatore me një përkushtim të jashtëzakonshëm në valët e radios 92.1 Capital FM. Te dëgjuesit me të vërtetë paraqet një qëndrim të përzemërt me zërin mjaft radiofonik. Ajo ka punuar moderatore në radion lokale të qytezës së Klinës, ka udhëhequr shumë programe në organizime të ndryshme në këtë qytezë, si dhe ka kryer punë vullnetare në disa organizata joqeveritare. Merret edhe me krijimtari letrare, kryesisht me zhanrin letrar të poezisë për fëmijë e për të rritur. Përgatit materiale informative për portalin e radiostacionit.